Gjyqi i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, GJKKO vendos datën për seancën e radhës
GJKKO ka caktuar datën e seancës së ardhshme në procesin gjyqësor ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Pas zhvillimit të seancës së sotme, ku Meta kërkoi sërish transmetimin live të gjyqit dhe daljen nga kafazi i xhamit, kërkesa që u rrëzuan nga gjykata, GJKKO vendosi që shqyrtimi i çështjes të vijojë më 18 qershor, në orën 10:00. Në seancën e sotme u pranua vetëm kërkesa për aksesimin e provave digjitale, ndërsa Meta mbajti një qëndrim kritik ndaj organit të akuzës, duke pretenduar fshehje provash dhe mospërputhje në hetimet e zhvilluara ndaj tij.
Burimi:
sot.com.al