Gjykata liron 19 protestuesit e arrestuar, vetëm 2 prej tyre në arrest shtëpie/ Avokati: Proces i paligjshëm

Gjykata liron 19 protestuesit e arrestuar, vetëm 2 prej tyre në arrest shtëpie/ Avokati: Proces i paligjshëm

Gjykata e Tiranës liron të 19 protestuesit e arrestuar më 2 korrik para Parlamentit, edhe pse i cilësoi ndalimet të ligjshme, pavarësisht pretendimeve të avokatëve. Vetëm dy prej tyre do qëndrojnë në arrest shtëpie dhe të tjerët në detyrim paraqitjeje. Prokuroria ngriti 5 akuza ndaj tyre, kryesisht kundërshtim ndaj Policisë, shkatërrim prone, prishje qetësie, organizim tubimi të paligjshëm dhe bllokim të mjeteve të transportit. Avokati Dorian Matlija pas seancës u shpreh: “Vetëm 19 persona lidheshin me protestën, dy ishin më vete. Dy persona kërkoi arrest me burg, për të tjerët kërkoi detyrim paraqitje. Për personat me mbiemrat Bardhi e Gega u la arrest shtëpie nga burg që u kërkua dhe gjithë të tjerët detyrim paraqitje, kurse për 5 nuk u la masë fare. Disa e...