Gjykata Kushtetuese nuk pranon Gjicin/ Ankimimi nuk kalon në seancë, ish-kryebashkiaku i Kukësit kërkon pafajësi
Gjykata Kushtetuese ka vendosur moskalimin e ankimimit të ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, që kishte kërkuar pafajësi. Kolegji i Kushtetuese ka vendosur që çështja e Gjicit të mos kaloj për shqyrtim të thelluar, në seancë plenare. Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese, me kërkesën për pafajësi dhe rigjykim të çështjes së tij nga Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion, me një trup tjetër. Safet Gjici në qershor të 2024 u dënua nga Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me 4 vite e 6 muaj burg për akuzën e “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Gjici u vendos të kryejë 3 vite burg. Më vonë, ai u lirua nga...
Burimi:
sot.com.al