Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Mario Çelës dhe Sergej Hasanpapajt/ Dy të ekstraduarit nga Belgjika mbeten në burG

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Mario Çelës dhe Sergej Hasanpapajt/ Dy të ekstraduarit nga Belgjika mbeten në burG

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Mario Çelës, vëllai i të shumëkërkuarit Suel Çela, dhe Sergej Hasanpapaj, për masën e arrestit me burg. Vendimi është marrë në dhomë këshillimi nga treshja gjykuese Ilir Panda, Albana Boksi dhe Genti Shala. Ata u ekstraduan pak muaj më parë nga Belgjika, ku ishin arrestuar me kërkesë të SPAK. Mario Çela dyshohet për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Organizata kriminale”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Korrupsioni aktiv në sektorin privat”. Gjithashtu, edhe Sergej Hasanpapaj akuzohet nga SPAK për disa vepra të rënda penale dhe, veçanërisht, si autor i dyshuar i vrasjes së shtetasit Bledar Muça në Belgjikë. 32-vjeçari, konkretisht, akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe kryer...