Gjykata e Lartë ndryshon praktikën për “arrestin me burg”/Karanxha tregon se kush përfiton nga vendimi i ri:Pritet të..
I ftuar në një emision televiziv ishte ish-prokurori Ervin Karanxha, i cili komentoi vendimin e fundit të Gjykatës së Lartë për unifikimin e praktikës mbi masën e sigurisë “arrest me burg”. Vendimi e cilëson arrestin në burg si masë të jashtëzakonshme dhe jo si zgjidhje të parë, duke udhëzuar gjykatat dhe prokuroritë që të përdorin masa më të lehta kur është e mundur, si arresti në shtëpi apo detyrimi për paraqitje.Sipas ish-prokurorit, ky ndryshim sjell një qasje më të kujdesshme në trajtimin e të pandehurve dhe synon të shmangë përdorimin e tepruar të paraburgimit. “Arresti në burg duhet të jetë zgjidhja e fundit. Gjykata ka saktësuar se çdo masë tjetër duhet të shihet më parë, dhe vetëm kur ato nuk mjaftojnë, kalohet te paraburgimi.”-tha Karanxha....
Burimi:
sot.com.al