“Gjuha shqipe, e drejtë themelore miratuar nga RMV”/ Ministria e Jashtme reagon për protestën e Shkupit: Jo çdo angazhim institucional bëhet publik

“Gjuha shqipe, e drejtë themelore miratuar nga RMV”/ Ministria e Jashtme reagon për protestën e Shkupit: Jo çdo angazhim institucional bëhet publik

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar sa i përket protestës së studentëve shqiptarë në Shkup për të drejtën e gjuhës shqipe. Në reagimin publik, Ministria shkruan se gjuha shqipe është një e drejtë themelore e miratuar nga Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut. Ajo shton gjithashtu se sekretari i përgjithshëm i Ministrisë shkoi në Shkup ku u takua me studentët dhe thotë se jo çdo angazhim institucional bëhet domosdoshmërisht publik në kohë reale dhe as reflektohet menjëherë në rrjetet sociale apo në deklarata mediatike Reagimi i plotë: Është krejt e pavërtetë dhe për më së paku e padrejtë të tentohet të krijohet përshtypja sikur shteti shqiptar ka qenë indiferent ndaj shqetësimeve të studentëve shqiptarë në Shkup. Përkundrazi, ka pasur angazhim të drejtpërdrejtë institucional dhe diplomatik....