GJKKO rrëzoi kërkesën e Metës për daljen nga kafazi i xhamit, deputetja e PL: Kërkojmë me insistim transparencë!

GJKKO rrëzoi kërkesën e Metës për daljen nga kafazi i xhamit, deputetja e PL: Kërkojmë me insistim transparencë!

Deputetja e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu, ka reaguar lidhur me zhvillimin e seancave gjyqësore ndaj presidentit të PL-së, Ilir Meta, duke e cilësuar të padrejtë vendimin që ai të qëndrojë në kafazin e xhamtë gjatë proceseve në Gjykatën e Posaçme. Në një prononcim për mediat, Haxhiu theksoi se interesi publik për këtë çështje është i lartë dhe se duhet të respektohet e drejta e Metës për të informuar opinionin publik mbi hetimet dhe akuzat ndaj tij. “Interesi publik për të ndjekur këto seanca gjyqësore është shumë i madh dhe duhet respektuar e drejta e presidentit Ilir Meta për të informuar opinionin publik rreth hetimeve dhe çështjes ndaj tij. Duhet treguar se në të vërtetë nuk ka asnjë fakt dhe asnjë akuzë ndaj tij”, deklaroi...