Gent Progni denoncon incidentin në protestën para Parlamentit: Polici civil nxori thikën dhe tentoi të më godiste!

Gent Progni denoncon incidentin në protestën para Parlamentit: Polici civil nxori thikën dhe tentoi të më godiste!

Aktivisti dhe eksperti i IT-së Gent Progni ka folur mbi incidentin ku është përfshirë ditën e sotme, ku sipas tij një polic civil, ka tentuar ta godasë me thikë gjatë tubimit që mbajt para Kuvendit. Ai shtoi se, sipas tij, po ushtrohet presion edhe ndaj bizneseve që mund të kenë regjistruar pamje të incidentit. “Sot, një polic civil, Edison Duda, oficer pranë Drejtorisë së Policisë, më tha: ‘Pse po filmon?’. Nxori thikën dhe tentoi të më godiste. Po mundohen të fshijnë pamjet e argjendarive që kanë filmuar të gjithë skenën. U kanë shkuar dhe u bëjnë presion që të mos dorëzojnë pamjet”, tha ai. Sipas Prognit, situata ka kaluar “vijën e kuqe” dhe protestuesit nuk do të tërhiqen deri kur ky sistem të marrë fund,...