Gazi dhe piperi u djegin lëkurën dhe sytë protestuesve, disa qytetarë përfundojnë në urgjencë
Përdorimi i lëndëve irrituese nga policia gjatë protestës pranë Kuvendit ka shkaktuar pasoja te disa prej pjesëmarrësve, të cilët kanë shfaqur shqetësime shëndetësore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Sipas pamjeve nga vendngjarja, disa protestues janë larguar me ambulancë pasi kanë marrë trajtimin e parë. Gjatë ndërhyrjes, forcat e policisë përdorën gaz lotsjellës, ujë me presion dhe ujë të përzier me një substancë irrituese ndaj turmës. Ajo që ra në sy këtë herë ishte ngjyra blu e ujit të përdorur, ndërsa ende nuk është bërë e ditur përbërja kimike e lëndës. Substanca ka shkaktuar reagime të forta te disa qytetarë, me irritime në lëkurë dhe vështirësi fizike gjatë zhvillimit të protestës.
Burimi:
gijotina.com