Fundjavë përvëluese në gjithë të vendin, muaji qershor mbyllet me temperatura të larta deri në 39 gradë

Fundjavë përvëluese në gjithë të vendin, muaji qershor mbyllet me temperatura të larta deri në 39 gradë

Fundjava duket se do jetë përvëluese në vendin tonë, siç paralajmëroi sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Eneida Doçi në një lidhje direkte në një studio televizive. “Gjatë kësaj fundjave do të kemi depërtimin e masave ajrore të lagështa me origjinë jug-perëndimore nga anticikloni i Azoreve, por po ashtu dhe masat ajrore me origjinë nga veriu i Afrikës, ç’ka do të sjellin mot të nxehtë në të gjithë territorin për pjesën më të madhe të ditës. Moti do të vijojë i kthjellët, ndërsa vranësirat e pakta kalimtare përgjatë maleve në orët e mesditës dhe pasdites, ndërsa do të kemi dhe rritje të ndjeshme të temperaturave, si në vlerat minimale, ashtu edhe në ato maksimale. Temperaturat më të ndjeshme do të jenë në zonat e ulëta, por...