“Fundi po i vjen me shpejtësi”/ Reagon, Këlliçi: Mbahet me thonj pas karriges, se e di mirë çfarë e pret
Deputeti demokrat Belind Këlliçi tha sot se fundi politik i kryeministrit Edi Rama po vjen me shpejtësi. Siç theksoi përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë e ka të qartë tamimë përmes protestave mendimin e qytetarëve shqiptarë për të. Sipas demokratit, Rama mbahet me thonj pas karriges së tij sepse e di mirë se çfarë e pret. “20 minuta fyerje, kërcënime, nxitje të ndasisë, etiketime, mllef, sharje. Ky ishte mesazhi i Kryeministrit për shoqërinë e për qytetarët këtë të dielë pasdite. Kështu sulmoi Edi Rama ata që janë ngritur kundër korrupsionit, kundër arrogancës, kundër abuzimit me pushtetin. Përbuzi e foli me përçmim për të moshuarit që nuk u del pensioni, për ata që nuk gjejnë shërbim në spitale, për ata që mezi mbyllin...
Burimi:
sot.com.al