Fundi i formulës “arrest në burg”
Fundi i formulës “arrest në burg” Rishikohet praktika për “arrestin në burg”, duke i kaluar prokurorisë barrën e justifikimit të nevojës për caktimin e kësaj mase dhe analizën e rrezikut, ndërsa ekspertët ngrenë pikëpyetje mbi kohën e ndërhyrjes dhe arsyet që sollën këtë ndryshim në këtë moment. Arrest në burg’ është e vetmja masë e përshtatshme” ka qenë një ndër arsyetimet më të shpeshta që ka përdorur prokuroria gjatë kërkesave për caktimin e masave të sigurimit, duke u mbështetur në prova dhe rrethana të konsideruara objektive. Por këtij arsyetimi i erdhi fundi më 4 maj 2026, kur Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë morën një vendim që pritet t’ua vështirësojë praktikën prokurorëve, pasi tashmë kërkohet paraqitja e argumenteve konkrete për rrezikun që paraqet i...
Burimi:
sot.com.al