“Ftoj qytetarët që të bëjnë denoncime”/ Berisha reagon për rastin e qytetarit: Akte të porositura nga Rama

“Ftoj qytetarët që të bëjnë denoncime”/ Berisha reagon për rastin e qytetarit: Akte të porositura nga Rama

Një qytetar ka denoncuar sot në një bashkëbisedim me kryetarin e PD-së, Sali Berisha se ka marrë kërcënime nga punonjës të SHISH në protestë. Ai tha se persona të infiltruar kërcënonin me armë protestuesit. Ndërkohë Berisha lëshoi akuza në drejtim të Ramës, ndërsa shtoi se ky i fundit ishte porositësi. “Dënoj me forcë të madhe akte të tilla të porositura nga Rama dhe nga agjentja Vlora Hyseni. E garantoj zonjën se do bëhet përgjegjëse për këto akte. Ftoj qytetarët që të bëjnë denoncime dhe foto për këto akte. Rama merret me njollat dhe biografinë. Të mëresh me njollat e tij s’ka lumë që i lanë ato.”, tha Berisha.