Fotot e takimit: A po e fsheh SPAK përfaqësuesin e qeverisë në Aruba?

Fotot e takimit: A po e fsheh SPAK përfaqësuesin e qeverisë në Aruba?

Dosja e SPAK ngre dyshimin se trafikantë ndërkombëtarë të kokainës investuan miliona në ndërtim e prona në Shqipëri, me mbështetjen e niveleve të larta politike. Pra, nuk bëhet fjalë për një grup lokal, por për një rrjet ndërkombëtar që kontrollonte zinxhirin tregtar, nga prodhimi i kokainës deri te tregu europian. Në një pjesë të dosjes, SPAK përllogarit se vetëm për Luçiano Koçekun, pagesat e kryera në kuadër të këtij aktiviteti arrijnë “në vlerën totale prej 12,635,670 euro, 14,192,689 Paund, 5,035,000 dollar dhe 1.5 milion pesos”. Sasitë e drogës për të cilat flitet janë po aq të mëdha. Në dosje përmenden 441 kilogramë kokainë të sekuestruar në Barcelonë, 162 kilogramë në Angli, 1.435 kilogramë në portin e Roterdamit, si dhe disa sekuestrime të tjera që sipas...