FOTO/ Zhduket e mitura në Vlorë pas konfliktit me mësuesin, familjarët apel për ta gjetur

FOTO/ Zhduket e mitura në Vlorë pas konfliktit me mësuesin, familjarët apel për ta gjetur

Kaltra, 14 vjeçe, rezulton e zhdukur prej më shumë se 5 orësh, duke shkaktuar shqetësim te familjarët. Sipas informacioneve paraprake, e mitura është larguar nga shkolla pas një konflikti që ka pasur me një mësues lidhur me një notë. Mësohet se ajo ka qenë në gjendje të rënduar emocionale dhe nuk është kthyer në banesë pas përfundimit të mësimit. Familjarët bëjnë apel për ndihmë nga qytetarët. Kushdo që mund ta ketë parë ose ka informacion për vendodhjen e saj, të kontaktojë në numrin: +355 69 471 8233