FOTO-LAJM/ Flamuri amerikan dhe gjerman, shfaqen në protestën e 13-të madhështore
Mes qindra pankartave dhe thirrjeve për dorëheqjen e qeverisë, vëmendjen gjatë marshimit masiv në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” e ka tërhequr prania e flamurit amerikan. Qytetarët e shumtë që po protestojnë përpara selisë së ekzekutivit e kanë valëvitur flamurin e SHBA-së krah atij kombëtar, si një simbol të mbështetjes dhe aspiratave të tyre demokratike. Kjo pamje dëshmon qartë thirrjen e protestuesve drejt aleatëve ndërkombëtarë për të kthyer sytë nga kriza që ka përfshirë vendin. Në mesin e lumit të njerëzve që kanë mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Kryeministrisë është fotografuar duke u valëvitur edhe flamuri gjerman. Ky simbol, i ngritur lart nga protestuesit krahas flamurit kuqezi, por edhe atij amerikan, vjen si një mesazh i qartë i qytetarëve dhe i diasporës së...
Burimi:
sot.com.al