Foto e Aleksandër Koçekut vrarë në pritë në Dukagjin
Vrasja e 40-vjeçarit Aleksandër Koçeku në zonën e Dukagjinit po hetohet nga autoritetet, të cilat kanë përqendruar vëmendjen te një konflikt i vjetër familjar që daton prej vitit 2017. Sipas burimeve hetimore, një nga pistat kryesore që po verifikohet lidhet me një konflikt të mëparshëm mes familjeve, ndërsa hetuesit nuk kanë përjashtuar as mundësinë që atentati të ketë lidhje me këtë ngjarje. Deri në këtë fazë të hetimeve nuk ka një konfirmim zyrtar për motivin e krimit. Aleksandër Koçeku u vra mbrëmjen e së shtunës në fshatin Lin, përgjatë aksit rrugor Kir–Prekal. Ai u gjet pa shenja jete brenda automjetit të tij, pasi një banor i zonës konstatoi mjetin e ndaluar jashtë kontrollit dhe njoftoi Policinë. Nga veprimet e para hetimore rezulton se ndaj 40-vjeçarit...
Burimi:
gijotina.com