FOTO/ Bllokohet rruga “Ali Demi”, betonieret dhe kamionët shkaktojnë kaos dhe trafik në zonë

FOTO/ Bllokohet rruga “Ali Demi”, betonieret dhe kamionët shkaktojnë kaos dhe trafik në zonë

Rruga “Ali Demi” në Tiranë është kthyer pasditen e kësaj të enjte në makth për drejtuesit e automjeteve dhe banorët e zonës. Sipas disa pamjeve të mbërritura në media shihet se betonieret dhe kamionët e tonazhit të rëndë janë rikthyer sërish në qarkullim në mes të ditës, duke bllokuar rrugën dhe duke shkaktuar kaos në një nga lagjet më të frekuentuara të kryeqytetit. Edhe pse nga viti 2022, Bashkia e Tiranës, vendosi kufizim në qarkullimin e betoniereve, duke caktuar një fashë orare nga ora 8:00-20:00, këto të fundit duket se janë rikthyer sërish në qarkullim gjatë ditës. Vlen të theksohet se qarkullimi i betonierëve dhe kamionëve në zonat e banuara të Tiranës ka qenë një problem i vazhdueshëm, ndërsa, mungesa e reagimit nga autoritetet, shton...