Si ikën gazetarët Blushi, Ruka, Tirana, Isaku, Shkullaku, Tanushi dhe Kaba nga “RD”, duke denoncuar censurën. Mesazhi i kësaj deklarate 34 vite me pas….
DEKLARATË E NJË GRUPI GAZETARËSH TË “RILINDJA DEMOKRATIKE” Ne, një grup gazetarësh të gazetës «Rilindja Demokratike» që jemi pjesëtarë të saj qysh në ditët e para detyrohemi të japim dorëheqjen për këto arsye: U bashkuam si themelues në organin e parë opozitar të Shqipërisë që në fillimet e veta duke aspiruar për demokraci, liri të fjalës e të shprehjes, emancipim kombëtar dhe raporte të pashpërfytyruara me të vërtetën. Punuam në këtë gazetë për më shumë se një vit e gjysmë duke pasur për devizë pikërisht normat e një shtypi të lirë, dhe pavarësisht prej atyre që po ndodhin, secili nga ne ndjehet krenar sepse në fund të fundit në themele të kësaj demokracie që ka sot Shqipëria, dhe të asaj që do të projektohet nesër,...
Burimi:
kohajone.com