FOTO/ Atentati në Kurbin, ky është autori që ekzekutoi me breshëri plumbash 40-vjeçarin, Ilir Likën

FOTO/ Atentati në Kurbin, ky është autori që ekzekutoi me breshëri plumbash 40-vjeçarin, Ilir Likën

Personi që shihni në foto është Emiljan Suti, alias Artur Suti, autori që ekzekutoi me breshëri plumbash Ilir Likën mbrëmjen e kaluar në Kurbin. 40-vjeçari ka qëlluar menjëherë pasi Lika, i njohur ndryshe edhe me mbiemrat Kokaj, Gjini e Nure, kishte parkuar automjetin e tij dhe po i drejtohej hyrjes së pallatit ku banonte. Sipas raportimeve të deritanishme, viktima dhe autori banonin në të njëjtën lagje. Emiljan Suti, alias Artur Suti është i dënuar me 5 vite burg për “kanosje për shkak të detyrës” dhe ka precedent penal për armëmbajtje pa leje. Gjithashtu ka qenë i arrestuar në Belgjikë për vjedhje. Në 2011, ka arritur t’i shpëtojë edhe një atentati para komisariatit të Kurbinit. Artur Suti është vëllai i Gentian Sutit, i arrestuar më parë...