Foshnja 7-muajshe humbi jetën rrugës për në spital, nën hetim dy mjekët pediatër

Foshnja 7-muajshe humbi jetën rrugës për në spital, nën hetim dy mjekët pediatër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më datë 21 korrik ku një foshnjë vetëm 7 muajshe është nisur me urgjencë në spitalin rajonal “Omer Nishani”, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Për këtë arsye është nisur një hetim ndaj dy mjekëve pediatër pasi sipas pretendimeve kanë neglizhuar trajtimin në dy raste gjatë vizitës përgjatë muajit korrik të kësaj foshnje.