Fluks rekord në jug, mbi 138 mijë udhëtarë kaluan nga Qafë Bota dhe Porti i Sarandës në korrik

Fluks rekord në jug, mbi 138 mijë udhëtarë kaluan nga Qafë Bota dhe Porti i Sarandës në korrik

Muaji korrik ka shënuar pikun e sezonit turistik në jug të vendit, me një rritje të ndjeshme të lëvizjeve në pikën kufitare të Qafë Botës dhe në Terminalin e Trageteve në Portin e Sarandës. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë gjithë muajit korrik nëpërmjet këtyre dy pikave kanë kaluar gjithsej 138 mijë e 189 pasagjerë, duke e bërë këtë periudhë më të ngarkuarën e sezonit turistik deri më tani. Nga totali i lëvizjeve, 67 mijë e 128 persona kanë hyrë në Shqipëri, ndërsa 71 mijë e 61 pasagjerë kanë dalë nga vendi. Edhe qarkullimi i automjeteve ka qenë i lartë, me 18 mijë e 640 mjete që kanë hyrë dhe 19 mijë e 642 që kanë dalë përmes këtyre pikave. Autoritetet bëjnë me dije se shërbimet...