Fluks i madh në kufi me Greqinë! Tirana dhe Athina nisin masat për të shmangur radhët
Për të menaxhuar fluksin në hyrje-dalje në pikat e kalimit kufitar me Greqinë dhe për të shmangur krijimin e radhëve të gjata, drejtues të Policisë Kufitare shqiptare zhvilluan një takim me homologët grekë në Kakavijë. Takimi u zhvillua në ambientet e Qendrës së Përbashkët të Kontaktit për Bashkëpunimin Policor dhe Doganor në Kakavijë. Në të morën pjesë Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Saimir Muçaj, Drejtori Vendor për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë, si dhe drejtues të strukturave kufitare shqiptare dhe greke. Në takim mori pjesë online edhe Kolonel Andreas Karageorgos, Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Kufirit në Policinë greke, i cili nuk ishte fizikisht i pranishëm për shkak të një angazhimi emergjent në një zonë kufitare...
Burimi:
ntv.al