Fluks i madh automjetesh në hyrje të Vlorës, rëndohet trafiku në qytet
Fluksi i lartë i automjeteve ka sjellë këtë të hënë trafik të rënduar në hyrje dhe në disa prej akseve kryesore të qytetit të Vlorës. Mijëra pushues që kanë zgjedhur Vlorën për të kaluar ditët e nxehta të gushtit kanë rritur ndjeshëm ngarkesën në rrugët e qytetit, duke shkaktuar bllokime dhe vështirësi në qarkullim. Situata është rënduar edhe më tej nga mungesa e vendeve të parkimit. Në zonat më të frekuentuara, gjetja e një vendi të lirë për automjetet është kthyer në një vështirësi për pushuesit dhe banorët. Fluksi i turistëve dhe automjeteve pritet të mbetet i lartë edhe gjatë ditëve në vijim, duke sjellë trafik të rënduar në akset kryesore të Vlorës, veçanërisht gjatë orareve të pikut.
Burimi:
sot.com.al