Flamuri i kuq ngrihet në plazhet e Vlorës, era dhe dallgët detyrojnë pushuesit të largohen

Flamuri i kuq ngrihet në plazhet e Vlorës, era dhe dallgët detyrojnë pushuesit të largohen

Kushtet atmosferike janë përkeqësuar ndjeshëm këtë të diel në bregdetin e Vlorës, ku era e fortë dhe dallgët e larta kanë detyruar autoritetet të ngrejnë flamurin e kuq në disa prej plazheve të qytetit. Për shkak të detit të trazuar dhe rrymave të forta, qindra pushues janë detyruar të dalin nga uji, ndërsa rojet bregdetare kanë shtuar kontrollet dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve e turistëve të respektojnë sinjalistikën e vendosur. Flamuri i kuq sinjalizon ndalimin e plotë të larjes, pasi kushtet aktuale paraqesin rrezik serioz për jetën dhe sigurinë e pushuesve. Autoritetet apelojnë që të shmangen noti dhe çdo aktivitet detar deri në stabilizimin e motit. Situata ka ndikuar edhe në qarkullimin rrugor. Largimi i një numri të madh pushuesish nga zonat bregdetare ka...