“Flamingot kundër autokratëve”, si po e sfidon pushtetin protesta e  të rinjve në Shqipëri

“Flamingot kundër autokratëve”, si po e sfidon pushtetin protesta e të rinjve në Shqipëri

Foreign Policy Në zonën e Zvërnecit, një komunitet në bregdetin shqiptar, Brunela Mertiri kishte kaluar gjithë jetën duke notuar dhe pushuar në plazhin e Pishe Poros. Kjo, të paktën deri në pranverën e këtij viti, kur në zonë u vendosën gardhet me tela me gjemba. Këto barriera shënojnë vendin ku është planifikuar ndërtimi i një resorti luksoz turistik, i cili do të shtrihet në më shumë se 13 milionë metra katrorë të bregdetit shqiptar, duke përfshirë edhe zona të mbrojtura pranë Lagunës së Nartës dhe ishullit të Sazanit. Projekti shumë i debatueshëm i resortit në Sazan mbështetet nga disa kompani të lidhura me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, dhe ka marrë mbështetjen e kryeministrit shqiptar Edi Rama. Punimet nisën në muajin prill,...