Flamingo si epitaf i një epoke të konsumuar të gallosheve të grisura Rama-Berisha

Flamingo si epitaf i një epoke të konsumuar të gallosheve të grisura Rama-Berisha

Ilir Dako Edi Rama është vënë në dilemë. Prej 16 ditësh sheshi është pushtuar nga protestues laramanë, të majtë, të djathtë, të qendrës, besimtarë, antisionistë, marksistë dhe shumë rini e paindoktrinuar, por e zemëruar me pushtetin e papërgjegjshëm të një njeriu që e ktheu shtetin në një çiflig personal, ku ligji u shmang në çdo qelisë të tij. Edi Rama është në panik. Pas performancave me tundje vithesh, gjestikulacione seksuale perverse, klithma orgazmatike dhe arrogance ndaj atyre që kanë uzurpuar sheshet, kryeministri shqiptar po ndjen lëkundjet sizmike që po i tundin themelet e pushtetit të tij obskurantist. Sinjalin e tronditjes e shfaqi haptazi në takimin përmbyllës të festimit të 35 vjetorit të PS, ku demonstroi falimentimin e tij. Me zërin e mekur dhe panikun që...