“F**k you”/ Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestën: Sharja e tij shokuese, urrejtje pa kufij për shqiptarët

“F**k you”/ Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestën: Sharja e tij shokuese, urrejtje pa kufij për shqiptarët

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj intervistës së kryeministrit Edi Rama për “Financial Times”, duke e akuzuar atë për përdorim të një gjuhe të papranueshme në një media ndërkombëtare. Berisha deklaroi se dënon “sharjet e pakualifikueshme” që, sipas tij, Rama ka përdorur ndaj shqiptarëve gjatë intervistës, duke e cilësuar sjelljen e tij si të papërshtatshme për një kryeministër. Ai tha gjithashtu se reagimi i Ramës ka qenë “shokues” për gazetaren dhe publikun ndërkombëtar të pranishëm në intervistë. Sipas Berishës, mënyra e komunikimit të kryeministrit nuk është thjesht arrogante, por përfaqëson një sjellje që ai e krahasoi me figura autoritare të së kaluarës. “Dënoj sharjet e pakualifikueshme që Rama iu bën shqiptarëve në mediat më të mëdha ndërkombëtare. Ju garantoj se as Gadafi, as Sadami,...