“Fitorja është me ne”/ Vogëlushja nga Shkupi, mesazh në protestë: Rama jashtë
Një vogëlushe nga Shkupi i është bashkuar protestës së 26 që po mbahet sot para Kryeministrisë ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës. 11-vjeçarja e quajti kryeministrin “Mister hajduti” ndërkohë që iu shpreh: Rama përjashtë! “Jam 11 vjeç dhe këtu jam për të suportuar të gjithë shqiptarët. Kam lindur dhe jam lindur në Shkup dhe dua t’i them diçka mister hajdutit më të madh në ekzistencën shqiptare: 1 2 3 fitorja është me ne, 4 5 6 Rama përjashtë, 7 8 9 Nartën s’jua lëmë. Dhe këto fjalë ti mbajë mend sa të jetë gjallë”, u shpreh ajo.
Burimi:
sot.com.al