“Final 4”, presidenti i FSHF- së Armand Duka takim me arbitrat e përzgjedhur për ndeshjet vendimtare…

“Final 4”, presidenti i FSHF- së Armand Duka takim me arbitrat e përzgjedhur për ndeshjet vendimtare…

Në prag të nisjes së fazës “Final Four” në “Abissnet Superiore”, në “Shtëpinë e Futbollit” u zhvillua një takim me grupin e arbitrave, arbitrave asistentë dhe arbitrat VAR të përzgjedhur për ndeshjet vendimtare të sezonit.Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili vlerësoi rëndësinë e kësaj faze finale dhe rolin e arbitrimit në garantimin e standardeve më të larta sportive.Sektori i Arbitrimit ka përzgjedhur një grup arbitrash dhe asistentësh me eksperiencë për të drejtuar ndeshjet e “Final Four”, ndërsa gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë dhe përgjegjësinë që mbart kjo fazë e kampionatit, duke pasur parasysh formatin dhe nivelin e lartë konkurrues të saj.Fokusi i mbledhjes ishte edhe në aspektin teknik të vendimmarrjes në fushë. Gjatë analizës u diskutuan...