Fatmir Mediu më 20 korrik para GJKKO për dosjen “Partizani”, si Genc Ruli ia faturoi vendimin e privatizimit…

Fatmir Mediu më 20 korrik para GJKKO për dosjen “Partizani”, si Genc Ruli ia faturoi vendimin e privatizimit…

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur thirrjen e pesë dëshmitarëve të tjerë në procesin gjyqësor për dosjen “Partizani”, në seancën e radhës, e cila është caktuar të zhvillohet më 20 korrik, në orën 11:00. Mes personave të thirrur për të dëshmuar është dhe ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu. Emri i tij përmendet gjerësisht në dosjen 500-faqëshe të Berisha-Malltezi për aferën e ish kompleksit “Partizani”. Madje disa ditë më parë ish-ministri i Ekonomisë Genc Ruli tha në GJKKO se roli i dikasterit tij ka qenë thjesht mbikëqyrës në procesin e privatizimit të ish kompleksit sportiv dhe se vendimin për privatizim e kishte Ministria pronare, ajo e Mbrojtjes që e drejtonte Fatmir Mediu. “Unë fillimisht iu drejtova që në ditët e...