Farsë 50 milionë euro me mirëmbajtjen e rrugëve / ARRSH cakton fituesit pa lejuar garë financiare
Katër tenderat e mirëmbajtjes së akseve rrugore kombëtare janë shndërruar në një farsë të mirëfilltë, teksa ARRSH praktikisht ka ekzekutuar çdo garë të mundshme financiare. Kapitali publikon dokumenta zyrtarë që faktojnë se fituesit e llokmës 47.5 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve kryesore të vendit për katër vitet e ardhshme janë paracaktuar pa shkuar fare tek gara financiare mes kompanive, përmes marifetit të skualifikimeve në fazën parakualifikuese, e ashtuquajtura short listing. Tenderat e mirëmbajtjes së rrugëve kombëtare ishin modeluar me dy faza. E para është faza e short listing, ku ARRSH vlerëson kompanitë që plotësojnë kriteret dhe dokumentacionin e kërkuar. Ato që vlerësohen se i përmbushin kriteret më pas kalojnë në fazën e dytë, ku garojnë me ofertat financiare. Por ajo që ka ndodhur këtë...
Burimi:
sot.com.al