Falsifikonin diploma e dokumente kundrejt 5 mijë eurove, zbulohet laboratori në Durrës

Falsifikonin diploma e dokumente kundrejt 5 mijë eurove, zbulohet laboratori në Durrës

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Gjeneralitetet”, duke zbuluar një laborator të përshtatur për falsifikimin e dokumenteve në fshatin Rrushkull, Durrës. Në pranga kanë rënë tre persona, babë e bir, H.M., 53 vjeç dhe S.M., 24 vjeç, si dhe bashkëpunëtori i tyre E.V., 37 vjeç. Sipas hetimeve, ata dyshohet se falsifikonin diploma, certifikata, vërtetime gjyqësore dhe dokumente të tjera për aplikime në institucione të ndryshme, kundrejt pagesave që varionin nga 3 mijë deri në 5 mijë euro. Gjatë operacionit, policia sekuestroi 46 dokumente të dyshuara të falsifikuara, 2 vula false, 6 telefona celularë dhe 3 kompjuterë që dyshohet se përdoreshin për këtë veprimtari kriminale. “Zbulohet një laborator për falsifikim të dokumenteve, kundrejt shumave 3000-5000 euro.Sekuestrohen 46 dokumente (shkollore, gjyqësore, certifikimi dhe aplikimesh) të...