EUROSTAT: 53% e familjeve shqiptarëve s’bëjnë dot 1 javë pushime
Shqipëria është e rrethuar nga dete, liqene dhe Alpe mahnitëse, por më shumë se gjysma e familjeve në vendin tonë nuk kanë mundësi financiare të përballojnë një javë pushime në vit larg banesës së tyre, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet me nivelin më të lartë të privimit ekonomik në Europë. Sipas të dhënave të Eurostat që për Europën e takojnë vitit 2025 dhe Shqipërisë vitit 2023, rreth 53% e familjeve në Shqipëri nuk mund të përballojnë një javë pushime. Shqipëria renditet e dyta, pas Rumanisë, ku kjo përqindje kalon 60%. Pas Shqipërisë renditen Turqia, me rreth 51%, Maqedonia e Veriut, me afërsisht 48%, dhe Greqia, me rreth 47%. Të dhënat tregojnë se pamundësia për të kryer pushime është veçanërisht e përhapur në vendet e...
Burimi:
ntv.al