Eric Wendt drejt Tiranës, Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i jep “dritën jeshile”, kush është gjenerali i emëruar…

Eric Wendt drejt Tiranës, Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i jep “dritën jeshile”, kush është gjenerali i emëruar…

Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i SHBA-ve në Republikën e Shqipërisë, mëson Albanian Post përmes një komunikimi zyrtar me zyrën e shtypit të Komitetit. Emërimi i Wendt është mbështetur nga shumica e anëtarëve të komisionit, përfshirë senatorë nga të dyja partitë kryesore, duke e çuar kandidaturën një hap më afër konfirmimit final në Senatin amerikan. Sipas të dhënave të votimit, 19 senatorë votuan pro dhe 3 kundër. Ndër senatorët që mbështetën kandidaturën janë Risch, Ricketts, McCormick, Daines, Hagerty, Barrasso, Lee, Paul, Cruz, Scott, Cornyn, Shaheen, Coons, Murphy, Kaine, Duckworth dhe Rosen, mes të tjerëve. Pas këtij vendimi në komision, kandidatura pritet të kalojë për...