Enrik Mehmeti humb jetën në aksident, homazhet për gazetarin mbahen sot në Teatrin “Petro Marko”

Enrik Mehmeti humb jetën në aksident, homazhet për gazetarin mbahen sot në Teatrin “Petro Marko”

Gazetari i News24, Enrik Mehmeti u shua në moshën 40-vjeçare në një aksident tragjik me motor në plazhin e Porto-Novës në Vlorë. Homazhet në nderim të Enrikut do të mbahen nga ora 12:00-14:00, në teatrin “Petro Marko” në Vlorë. Ndërsa përcjellja e gazetarit për në banesën e fundit do të bëhet në orën 14:00. I apasionuar pas Lajmit të Fundit, por u bë lajmi më i pabesueshëm dhe më i trishtë për këdo që pati fatin ta njohë, të bisedojë dhe të punojë me të, Enrik Mehmeti la pas një karrierë të gjatë e të begatë në median e shkruar e vizive. Ai iu bashkua News24 që në ditët e para të themelimit të televizionit, duke raportuar me përkushtim dhe profesionalizëm për ngjarjet e ndodhura...