EMRI/ Dyshohet se ka humbur jetën brenda minierës, vijojnë kërkimet për gjetjen e minatorit

EMRI/ Dyshohet se ka humbur jetën brenda minierës, vijojnë kërkimet për gjetjen e minatorit

Vijojnë kërkimet për gjetjen e minatorit Ilir Koloveri, 40 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën pasi mbeti i bllokuar në një nga galeritë e minierës në zonën e Tërnovës së Madhe, në Njësinë Administrative Zerqan të Bashkisë Bulqizë. Ekipet e shpëtimit, së bashku me specialistët e minierës dhe strukturat përgjegjëse, kanë punuar gjatë gjithë natës dhe operacioni ka vijuar edhe në orët e mëngjesit, me synim lokalizimin dhe nxjerrjen e minatorit nga galeria. Sipas të dhënave paraprake, 40-vjeçari ka mbetur i bllokuar pas një shembjeje të masës minerare. Kushtet e vështira nëntokësore, rreziku për shembje të tjera dhe sasia e madhe e materialit të rrëzuar kanë vështirësuar ndërhyrjen e ekipeve, të cilat po avancojnë me kujdes për të garantuar sigurinë gjatë operacionit. Ngjarja...