Elisa Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble/ Ja çfarë përmban dokumenti
Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një dialogu kombëtar mbi “Marrëveshjen e Re për Shqipërinë”. Spiropali shprehet se dokumenti nuk është një nismë personale, por një propozim i hapur për të gjithë anëtarët e Partisë Socialiste. Sipas Spiropalit, dokumenti ishte menduar fillimisht për debat të brendshëm në Partinë Socialiste, por u publikua për shkak të interesimit të mediave. Dokumenti propozon nisjen e një procesi konsultimi kombëtar për hartimin e një “Marrëveshjeje të Re për Shqipërinë”, e cila synon të ripërtërijë marrëdhënien mes shtetit dhe qytetarëve, si dhe të forcojë besimin te institucionet. Një pjesë e rëndësishme e mocionit i kushtohet reformimit të vetë Partisë Socialiste. Disa nga...
Burimi:
sot.com.al