Ekstradimi/ Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës

Ekstradimi/ Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës

Gjykata e Lartë Federale e Brazilit ka rrëzuar kërkesën e Ervin Matës për t’u liruar nga arresti gjatë procesit të ekstradimit, duke lënë në fuqi masën e arrestit parandalues. Vendimi është marrë më 21 korrik nga ministri Alexandre de Moraes, relator i çështjes së ekstradimit të kërkuar nga autoritetet shqiptare. Shqipëria kërkon ekstradimin e Matës për ta proceduar penalisht për akuzat e trafikut të lëndëve narkotike, pjesëmarrjes në organizatë kriminale dhe grup të strukturuar kriminal. Sipas dokumenteve gjyqësore, masa e arrestit parandalues ishte caktuar më 11 mars 2025, ndërsa arrestimi i tij nga Policia Federale e Brazilit u ekzekutua më 25 prill 2026. Mbrojtja argumentoi se autoritetet shqiptare nuk kishin respektuar afatet ligjore për formalizimin e kërkesës për ekstradim dhe kërkoi zëvendësimin e arrestit me...