Efektivët e plagosur në Spitalin e Traumës, vizitohen nga Drejtori i Përgjithshëm
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, vizitoi në Spitalin e Traumës punonjësit e tjerë të Policisë së Shtetit që mbetën të lënduar gjatë tubimit të zhvilluar sot para Parlamentit, në ushtrim të detyrës. Gjatë vizitës, Drejtori i Përgjithshëm bisedoi me mjekët dhe me efektivët e lënduar për gjendjen e tyre shëndetësore, si dhe shprehu mirënjohjen për profesionalizmin, vetëpërmbajtjen dhe përkushtimin që treguan në përballimin e një situate të tillë të tensionuar. Si pasojë e sulmeve me gurë, sende të forta dhe mjete piroteknike ndaj forcave të rendit, 15 punonjës policie pësuan lëndime gjatë ushtrimit të detyrës Drejtori Hita i siguroi efektivët për mbështetjen e plotë të institucionit dhe për garantimin e të gjithë kujdesit të nevojshëm mjekësor deri në rikuperimin e plotë...
Burimi:
opinion.al