S’ka “Shqipëri të re” me arkivol në krah
Nga Skënder Minxhozi/ Në Botërorin e Afrikës së Jugut vite më parë, gjatë ndeshjeve u shfaq në një zhurmë sfondi si zukatje bletësh, që shoqëronte gjithë lojën. Ishin vuvuzelat e famshme afrikane, disa instrumente të thjeshta si pipëza që krijonin një tingull monoton të pandërprerë. Për shumëkënd që ndiqte ndeshjet në televizor kjo ishte një bezdi akustike por në fakt ai qe një tipar që i dha ngjyrë e folklor gjithë atij turneu. Një tingull të ngjashëm monoton dhe përsëritës ka krijuar në këto ditë Botërori edhe protesta 35 ditore e Tiranës, me parullat e saj të njëjta, thirrjet për burg, ndjekjen nga pas me miell e vezë të deputetëve, por aty-këtu edhe me shkatërrim makinash policie, sulm komisariatesh dhe një zukatje mllefi në...
Burimi:
javanews.al