Protesta është ulur tek “Taivani”

Protesta është ulur tek “Taivani”

Nga Skënder Minxhozi/ Në një nga prononcimet e shumta gjatë 40 ditëve të protestave kryeministri Rama ka hedhur një frazë që dukej si një mesazh i mirëmenduar në drejtim të asaj pjese të protestuesve që sipas tij nuk bën pjesë as te “sorrat” as te “korbat”. “Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje gjithçka që duhet dëgjuar nga protesta e bulevardit”, u shpreh ai, duke sinjalizuar se protesta e ka arritur të parin rezultat në drejtim të objektivave të saj: atë të të dëgjuarit “me ekip” nga qeveria për kërkesat që shtron. Në qoftë kështu ky është një veprim i përgjegjshëm i maxhorancës ndaj një fenomeni që prej më shumë se një muaji ka shuar praktikisht të gjitha sherret dhe debatet në panairin...