Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë
Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë që dallohen për sklerozën për historinë. Por ka edhe nga ata pa shtyllë kurrizore, që nuk mbajnë kurrë që qendrim. Fjale e rëndë kjo, por për neutralë të tillë Dante Aligheri rezervonte rrathët më të nxehtë të Ferrit. E si pakkush në këtë kategori duket se bën pjesë Jorida Tabaku, një nga figurat më të spikatura të Partisë Demokratike, e cila prej vitesh ka kultivuar profilin e politikanes teknokrate, por gjithmonë të distancuar nga stuhitë që trondisin partinë e saj, për të mos thënë interesat. Në një vend si Shqipëria, ku politika jeton mes krizash të përhershme, përplasjesh, ndarjesh dhe akuzash të forta, është e vështirë të kujtosh një moment...
Burimi:
javanews.al