Edicioni i Trembëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AI

Edicioni i Trembëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AI

Në datat 1 deri më 5 Qershor 2026, Festivali Ndërkombëtar i Filmit DEA OPEN AIR do të zhvillojë edicionin e tij të trembëdhjetë në kryeqytet, duke e kthyer edhe një herë Tiranën në një hapësirë të hapur dialogu artistik, ku kinemaja takon publikun nën qiellin e hapur të qytetit. Pas një tradite tashmë të afirmuar në skenën kulturore shqiptare dhe një rruge të konsoliduar ndërkombëtare, DEA OPEN AIR vjen këtë vit me moton “Qiell i hapur. Mendje të hapura!”, duke e vendosur në qendër të programit fuqinë e kinemasë për të ndërtuar ura komunikimi ndërmjet kulturave, brezave dhe mënyrave të ndryshme të të parit të botës. Edhe këtë vit, festivali mbetet besnik ndaj konceptit OPEN AIR, duke ofruar eksperiencën e veçantë të shikimit kolektiv të...