“Edi Rama, i imponon vendit betonizim”/ Reagon, Blushi: Vendi është shndërruar në lavatriçen e pastrimit të parave…
Sekretari i përgjithshëm Tedi Blushi, akuzon qeverinë Rama se ka orientuar ekonominë shqiptare drejt ndërtimit, pasurive të paluajtshme, importeve dhe shërbimeve, në dëm të prodhimit dhe industrisë. Duke iu referuar të dhënave të Eurostat, ai pretendon se prodhimi industrial në Shqipëri ka rënë nga 100 pikë në vitin 2021 në 84.7 pikë në vitin 2025, duke e cilësuar këtë si shenjë të deindustrializimit dhe të një modeli ekonomik që po nxit shpopullimin. Blushi e lidh këtë model me atë që e quan “narkoekonomi” dhe “ekonomi të betonit”, duke akuzuar qeverinë se favorizon kullat, resortet dhe importet, ndërsa lë pas dore industrinë përpunuese, bujqësinë dhe eksportet. Ai theksoi se Shqipëria ka nevojë për një përmbysje të modelit ekonomik, me fokus te prodhimi vendas, eksportet, investimet në...
Burimi:
sot.com.al