“Edi Rama e projektoi koncertin privat…”/ PD i kërkon KLSH audit të qeverisë, Bozdo: 4.3 mln euro për propagandë

“Edi Rama e projektoi koncertin privat…”/ PD i kërkon KLSH audit të qeverisë, Bozdo: 4.3 mln euro për propagandë

Në një deklaratë për mediat, deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, reagoi për situatën ekonomike dhe menaxhimin e financave publike nga qeveria, ku u shpreh se buxheti i shtetit po përdoret për interesa elektorale dhe jo për zhvillimin real të vendit. Bozdo akuzoi qeverinë se ka rritur borxhin publik dhe shpenzimet pa sjellë përmirësime të dukshme për qytetarët, duke theksuar se Shqipëria vijon të ketë probleme serioze në ekonomi, paga, pensione dhe shërbime publike. Ai u shpreh se, fondet publike po orientohen drejt projekteve të dyshimta dhe klienteliste, ndërsa qytetarët përballen me kosto të lartë jetese dhe mungesë investimesh të qëndrueshme. Deputeti demokrat theksoi gjithashtu se qeveria po përpiqet të krijojë një imazh të rremë suksesi përmes propagandës, ndërsa realiteti ekonomik, sipas tij, tregon rritje...