Edhe Dua Lipa reagon me kritika ndaj Ramës: Më shqetëson që ligjet ndryshohen pa pyetur qytetarët
Këngëtarja me famë botërore dhe me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka komentuar për herë të parë zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, duke shprehur shqetësimin e saj për mungesën e konsultimit publik në vendimmarrje. Në një podcast me shkrimtaren shqiptare Lea Ypi, i cili pritet të publikohet i plotë gjatë javës, artistja u ndal te situata aktuale në Shqipëri dhe protestat që kanë përfshirë vendin. “Nuk mund të flasim për historinë e Shqipërisë pa folur për Shqipërinë e sotme. Më duket shqetësuese që qeveria mund të ndryshojë ligjin për mjedisin pa një konsultim publik”, u shpreh Dua Lipa në një fragment të publikuar nga intervista. Sipas prezantimit të episodit, biseda mes Dua Lipës dhe Lea Ypit nuk fokusohet vetëm te kujtimet e autores për periudhën...
Burimi:
gijotina.com