E rëndë/ Tre persona hyjnë në banesë dhe dhu*ojnë një grua, policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Xhabije” në Shkodër, ku tre persona dyshohet se kanë hyrë në banesën e një shtetaseje dhe e kanë dhunuar atë. Sipas informacionit paraprak, autorët janë persona të rinj, ndërsa ende nuk dihen rrethanat dhe motivet që kanë çuar në këtë ngjarje. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për identifikimin e tre personave të dyshuar, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit.
Burimi:
sot.com.al