E rëndë/ Shkrumbohet plotësisht mjeti në Vlorë, shkak dyshohet…
Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të premteje në rrugën që të çon në Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shkrumbuar plotësisht mjetin. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Shërbimit Zjarrfikës, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe neutralizimin e rrezikut. Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt teknik, i lidhur me mbinxehjen e automjetit. Fatmirësisht, nuk raportohen persona të lënduar.
Burimi:
sot.com.al