E rëndë në Shkodër! Gjendet i vrarë me armë zjarri brenda automjetit, policia në ndjekje të autorëve
Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në qarkun e Shkodrës, ku një person është gjetur i pajetë brenda automjetit të tij, i dyshuar se është vrarë me armë zjarri. Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 19:00, në aksin rrugor Prekal–Kir, është konstatuar në automjet trupi i pajetë i shtetasit me inicialet A. K., i cili dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur kontrolle intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar. Paralelisht, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për administrimin e provave dhe dokumentimin...
Burimi:
gijotina.com